Ushtria izraelite, IDF, ka publikuar një video që sipas saj tregon shkatërrimin e një tuneli të Hezbollah në jug të Libanit, në kuadër të operacioneve të vazhdueshme ushtarake.
Pamjet tregojnë një sulm ndaj asaj që IDF e përshkruan si një “rrugë nëntokësore tuneli”, e cila sipas ushtrisë përdorej për planifikimin dhe zhvillimin e aktiviteteve kundër forcave izraelite.
Në një deklaratë zyrtare, IDF bëri të ditur se infrastruktura u shkatërrua pas operacioneve të kërkimit të kryera brenda tunelit.
Ushtria izraelite theksoi se do të vazhdojë veprimet kundër Hezbollah, të cilin e konsideron organizatë terroriste, duke shtuar se synimi i saj është të parandalojë çdo kërcënim ndaj qytetarëve të Izrael.
🎥 WATCH: IDF soldiers dismantled a Hezbollah underground tunnel route in southern Lebanon, used for planning and advancing terror activities against IDF soldiers. pic.twitter.com/P2CGm03HUO
— Israel Defense Forces (@IDF) April 13, 2026


