VIDEO/ Ushtria e Putinit “turpërohet” sërish, rrëzon avionin e saj ushtarak prej 40 milionë dollarësh

schedule02:01 - 21 Korrik, 2022

schedule 02:01 - 21 Korrik, 2022

Rusia duket se ka qëlluar sërish një nga të vetët, duke dashur që të dëmtojë armikun. Sipas raportimeve, një avion luftarak që kushton 40 milionë dollarë është qëlluar nga të zotët në qiellin e Ukrainës lindore.

Kjo është hera e dytë që ushtria e Putinit turpërohet në këtë mënyrë. Më herët një raketë e lëshuar pësoi një defekt dhe u kthye në bumerang duke u vënë flakën pikërisht atyre që e nisën.

Pamjet e asaj që ka mbetur nga mjeti fluturues teksa bie nga qielli sipër Alchevsk-ut në Luhansk si fillim u publikuan brenda natës, edhe pse llogari pro-Moskës në Telegram pretenduan se avioni u qëllua  nga “forcat aleate.”

Por më shumë video të incidentit u shfaqën të nesërmen dhe doli në dritë po ashtu se njerëzit e Putinit rrëzuan një nga avionët e tyre, të identifikuar në internet si një variant i rrallë 40 milionësh, i avionëve luftarakë-bombardues Su-34. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!