VIDEO/ Uragani “Fiona” bën kërdinë në Kanada, merr çfarë t’i dalë para

schedule17:38 - 25 Shtator, 2022

schedule 17:38 - 25 Shtator, 2022

Kanadaja prej disa ditësh është nën pushtetin absolut të uraganit “Fiona”, e cila po merr çfarë t’i dalë përpara.

Sipas raportimeve në media linjat e energjisë janë rrëzuar dhe shtëpitë kanë përfunduar në det. Ndër të tjera mësohet se stuhia u reduktua nga një uragan në një stuhi tropikale të premten, teksa ngjarje të tilla të motit janë të rralla në Kanada.

Pjesë të pesë provincave u goditën nga shira të rrëmbyeshëm dhe erëra me shpejtësi deri në 160 km/h, me përmbytje të mëdha dhe qindra mijëra njerëz që mbetën pa energji elektrike. Kryeministri Trudeau tha se ushtria do të vendoset në Nova Scotia, duke shtuar: “Nëse ka ndonjë gjë që qeveria federale mund të bëjë për të ndihmuar, ne do të jemi aty.” Në Port aux Basques, me një popullsi prej 4,067 banorësh në skajin jugperëndimor të Neëfoundland, përmbytjet intensive bënë që disa shtëpi dhe ndërtesa të zhyten në det, tha për CBC gazetari lokal Rene Roy.

Ai shtoi se shumë shtëpi kanë mbetur si “një grumbull rrënojash në oqean tani”, duke shtuar: “Ka një ndërtesë apartamenti që fjalë për fjalë është zhdukur. Ka rrugë të tëra që janë zhdukur”, ndërsa autoritetet më vonë konfirmuan se të paktën 20 shtëpi ishin zhdukur.