309 persona janë arrestuar pas incidenteve të dhunshme në Universitetin Aristoteli të Selanikut. Incidentet filluan gjatë mesnatës pas një feste në Shkollën Politeknike të Universitetit Aristoteli të Selanikut, kur një grup burrash me kapuçë hodhën kokteje Molotov drejt forcave të policisë.
Ndërkohë forcat e policisë u përgjigjën me ujë dhe gaz lotsjellës. Sipas informacioneve, një grup personash me fytyra të mbuluara dolën nga ambientet e universitetit dhe u zhvendosën drejt Rrugës Egnatia, ku sulmuan një skuadër policie për ndërhyrjen e shpejtë .
Një oficer policie përfundoi në spital me djegie pas përplasjeve të dhunshme.


