VIDEO/ “Unë jam Georgia, grua, nënë”, fjalimi viral i Melonit teksa shkon drejt marrjes së pushtetit

schedule07:58 - 27 Shtator, 2022

schedule 07:58 - 27 Shtator, 2022

“Unë jam Georgia. Unë jam një grua, nënë, italiane, e krishterë.”

Kështu u prezantua kryetarja e “Vëllezërve të Italianëve (FdI)”, partisë që ajo bashkëthemeloi në vitin 2012 dhe po përgatitet të udhëheqë koalicionin qeveritar italian së bashku me partitë e Matteo Salvinit dhe Silvio Berlusconit.

Tashmë, që prej vitit 2019, me fjalimet e saj “të zjarrta”, Meloni u kujdes që të lërë gjurmë si në politikë, ashtu edhe në synimet e saj.

“Io sono Georgia” po bëhet sërish virale dhe aktuale, ndërkohë që vetë Meloni po prezantohet sot si një konservatore e qendrës së djathtë.

Si e tillë, ajo pritet të ngrihet në postin e kryeministres, pasi nuk ka dyshim se është përfaqësuese e trendit që po lulëzon në të gjithë Evropën dhe e cilëson veten si “E djathta e re”, ndërsa disa e karakterizojnë edhe si Alt Right ( E drejta alternative).

“Io sono Georgia”, në fund të fundit, titullohet edhe autobiografia e politikanes 45-vjeçar.

Shikoni videon, në të cilën Meloni identifikohet:

/Abcnews.al.