Një tjetër dhomë torturash, e cila ndodhej në një bodrum është zbuluar nga policia ukrainase në fshatin Pisky-Radkivskyi në Kharkiv, të çliruar tashmë nga forcat ukrainase.
Pushtuesit i mbanin banorët vendas në kushte çnjerëzore. Në dhomën e torturave, rusët kanë rrahur dhe keqtrajtuar ukrainasit.
“Pushtuesit rusë lanë pas shtëpi të grabitura dhe rrënoja, një shenjë dalluese e “paqes ruse”. Dhe në shtëpitë ku ata jetonin, në dyert ishte e shënuar shkronja ‘Z’ ”, tha në një deklaratë policia.
/abcnews.al