UEFA reklamon “Air Albania Stadium”, teksa ka postuar një video në llogarinë e saj zyrtare në Twitter. Qeveria e futbollit europian tregon se kanë investuar në këtë stadium, pjesërisht, si dhe vënë në dukje faktin që diçka të tillë e kanë bërë në shumicën e stadiumeve të kombëtareve europiane.
“Stadiumi i ri i Shqipërisë, që u hap së fundmi në një ndeshje kundër kampionëve të botës, Francës. Si më shumë se 60% e stadiumeve të kombëtareve të futbollit në Europë, ai stadium u financua pjesërisht nga programi UEFAHatTrick, që rishpërndan fitimet e Europianeve te 55 federatat që janë pjesë e jona”, shkruhet në postimin e bërë nga UEFA në Twitter. /abcnews.al
?? Albania’s new stadium opened recently with a game against world champions France.
?️ Like over 60% of Europe’s national football stadiums, it was partly funded by the #UEFAHatTrick programme, which redistributes profits from UEFA EURO tournaments to our 55 associations. pic.twitter.com/0xcPY7MTkg
— UEFA (@UEFA) February 28, 2020