VIDEO/ U kapën në parcelën me kanabis, dy të arrestuar në Vlorë, në kërkim bashkëpunëtori

schedule14:44 - 29 Qershor, 2024

schedule 14:44 - 29 Qershor, 2024

Finalizohet operacioni policor i koduar “Forest”. Gjatë operacionit të zhvilluar në Vlorë, janë asgjësuar 320 bimë dhe sekuestruar një makinë bujqësore dhe sende të tjera që shërbenin për rritjen e bimëve narkotike. Në pranga kanë rënë dy shtetas, ndërsa në kërkim është shpallur një 30-vjeçar bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike.

Këta shtetas, brenda një parcele me ullinj në fshatin Trevllazër, kishin kultivuar 320 bimë kanabisi.

Gjatë operacionit, 2 shtetasit e vënë në pranga u kapën në parcelë, duke u kujdesur për bimët narkotike.

Gjatë hetimit proaktiv janë siguruar prova filmike kur këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shkonin në mënyrë të përsëritur te parcela për t’u kujdesur për bimët.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/