Të martën mbrëma, PSG mirëpriti Bayern Munich në Parc des Princes për fazën e 1/16 të Champions League.
Shumë tifozë të Bayernit kishin udhëtuar nga Mynihu për ndeshjen, por në tribuna kishte tifozë të skuadrës gjermane mes atyre të PSG-së. Njëri prej tyre gaboi duke zbuluar se kishte veshur një fanellë të klubit gjerman. Fanella u pa nga ultrasit e ekipit francez dhe më shumë se 40 prej tyre ranë mbi të dhe filluan ta rrahin. I hoqën fanellën bashkë me tutat dhe e lanë me të brendshme.
I riu ka shpëtuar falë ndërhyrjes së sigurimit të stadiumit dhe ka ikur me vrap. Megjithatë, në përgjithësi atmosfera ishte e rënduar dhe tifozët e Bayernit kishin ngritur që herët një pankartë ku akuzonin francezët për çmimet e biletave. Më e lira kushtonte 70 euro dhe tifozët e Bayernit kishin shkruar se nuk janë Neymar, me idenë që nuk janë të pasur si ai./ h.ll/abcnews.al
Un supporter du Bayern Munich a eu la mauvaise idée de prendre une place avec les Ultras du PSG hier soir… pic.twitter.com/baZd16onzJ
— Vibes Foot (@VibesFoot) February 15, 2023
A Bayern Munich fan gets the hell best out of him after he took out a Bayern flag in the middle of the PSG ultras#ChampionsLeague #PSGFCB pic.twitter.com/oGoYewxozT
— Bilal Ali (@thatjournobilal) February 15, 2023