VIDEO/ U dëmtua nga tërmeti, shembet godina e gjimnazit “Sami Frashëri”

schedule12:05 - 24 Prill, 2020

schedule 12:05 - 24 Prill, 2020

Bashkia e Tiranës dhe Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit kanë nisur sot shembjen e godinës së Gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet e cila u dëmtua nga tërmeti.

Godina ka pësuar dëmtime nga tërmeti i nëntorit, edhe pse ishte e rikonstruktuar sëfundmi. Shembja e godinave është bërë me eskavator e makineri të rënda.

Gazetarja Xhensila Kodra tha për “ABC News” se janë 5 shkolla që po vijojnë të shemben.

“Po vijon prishja e shkollave edhe në zonat e tjera, një shkollë 9-vjeçare “Ramazan Subashi” në zonën e Vorës po vijon të shembet. Nga shkollat që po vijojnë të shemben janë: 1 në zonën e Krujës, Shijak dhe një në zonën e Kavajës”, raportoi gazetarja.

Ndërkohë nuk është konfirmuar ende nëse do të ketë shembje të shkollave me shërbim të kontrolluar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!