Dy pushues në Dhërmi u rrezikuar pasi mbetën të bllokuar në det për shkak të dallgëve. Policia detare në Dhërmi ka ndërhyrë për të shpëtuar dy pushuesit që nuk mund të ktheheshin në breg.
Shërbimet e policisë arritën që të nxjerrin në breg dhe në gjendje të mirë shëndetësore të dy pushuesit.
“Njësia Policore Detare në Dhërmi i vjen në ndihmë dy pushuesve që kishin dalë në det me një mjet lundrues gomone dhe nuk mund të ktheheshin në breg për shkak të dallgëve. Gjatë patrullimit me mjete lundruese në plazhin Drimadhë, Dhërmi, Njësia Policore Detare në këtë zonë konstatoi dy pushues me një mjet lundrues gomone, të cilët po rrezikoheshin nga dallgët dhe nuk mund të ktheheshin në breg. Shërbimet e Policisë ndihmuan dhe nxorën në breg dy pushuesit në gjendje të mirë shëndetësore së bashku me mjetin e tyre lundrues”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/