VIDEO/ U bllokua nga orteku, hapet aksi rrugor Qafë Thore – Theth

schedule19:36 - 20 Shkurt, 2022

schedule 19:36 - 20 Shkurt, 2022

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se pas një pune disa orëshe është hapur aksi rrugor Qafë Thore – Theth. Tashmë rruga për në fshatin turistik të Thethit është i kalueshëm, ndërsa prej disa orësh qëndronte i bllokuar për shkak të rënies së ortekëve.

Lidhur me hapjen e këtij aksi, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, duke thënë se pavarësisht shkallës së vështirësisë nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve dhe trashësisë së borës u bë e mundur hapja e aksit rrugor Qafë Thore – Theth.

Postimi i Ramës:

Pas punës së vazhdueshme, pavarësisht shkallës së vështirësisë nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve dhe trashësisë së borës u bë e mundur hapja e aksit rrugor 📍Qafë Thore – Theth✅
🛣Tashmë qarkullimi në rrugën e re kryhet pa probleme edhe në kulmin e dëborës😍🚗

/abcnews.al/