Disa pamje të publikuara tregojnë momentin kur një luan u kap pasi ishte arratisur nga një cirk dhe u pa duke ecur në një rrugë pranë Romës.
Kafsha, e quajtur Kimba, shfaqet në video e lidhur, e qetësuar dhe më pas e futën në një furgon pas shtatë orësh në liri, shkruan Daily Mail.
Ende nuk dihet se si kafsha u arratis nga Circus Rony Roller, ku u kthye sërish pas disa orësh.
Një vendas i tmerruar postoi një video në X, duke treguar kafshën duke ecur nëpër rrugët e Ladispoli, vendbanimi i rreth 40,000 njerëzve.
Disa njerëz madje mbetën të bllokuar në makinat e tyre.
Autoritete paralajmëruan banorët të qëndronin në shtëpitë e tyre ndërsa përpiqeshin të kapnin kafshën.