Pasditen e sotme një banesë në qytetin e Durrësit është përfshirë nga flakët.
Mësohet se banesa është në emër të shtetasit H.T, ndërsa dyshohet se zjarri mund të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit n anjë bombël; gatimi.
Një shtetas i cili ndodhej në shtëpi është lënduar dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Njoftim policie
Rreth orës 15:20, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. T., në lagjen nr. 13.
Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi F. T., 22 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/