Turqia ende nuk e ka ndalur futbollin, madje luhet me tifozë. Një nga ndeshjet e luajtura sot është ajo mes Denizlispor dhe Genclerbirligi, që u fitua nga skuadra vendase me rezultatin e ngushtë 1-0. Heroi i këtij takimi ishte sulmuesi Hugo Rodallega.
34-vjeçari kolumbian shënoi dhjetë minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë dhe goli i tij ishte mjaft i bukur. Edhe pse të gjithë prisnin që ai të shërbente në zonë për shokët e tij, zgjedhja ishte tjetër dhe rezultoi efikase, me Denizlispor që iu gëzua golit dhe fitores në fund.
Rodallega, i cili ka provuar të luajë edhe në Premier League me klube si Wigan dhe Fulham, e çoi në gjashtë numrin e golave të realizuar këtë sezon në kampionatin turk. /abcnews.al
https://twitter.com/superligvideo_/status/1238800893170061312?s=20