VIDEO/ Turqia nis misionin për të shpëtuar amerikanin e sëmurë në një shpellë 1000 metra të thellë

schedule21:15 - 7 Shtator, 2023

schedule 21:15 - 7 Shtator, 2023

Grupet turke të shpëtimit nisën një mision për të shpëtuar një amerikan në gjendje të keqe shëndetësore që u sëmur papritur gjatë eksplorimit të shpellës me shumë se 1,000 të thellë nën tokë.

Federata turke e eksploratorëve tha se 150 efektivë shpëtimi ishin nisur në kërkim të 40 vjeçarit Mark Dickey, që u ndje keq brenda shpellës Morca, pranë bregdetit mesdhetar të Turqisë.

“Operacioni është më i madhi për shpëtimin e një personi nga ne një shpellë”, tha federata, duke shtuar se Dickey ishte sëmurur në një thellësi prej 1,120 metra, dhe më pas ishte vendosur në kampin e observimit në thellësinë 1,040 metra nën tokë, ku i ishte bërë një infuzion gjaku nga stafi mjekësor.

Ata shtonin se Dickey është sëmurur prej të dielës.

“Gjendja e Mark duket se po stabilizohet, gjakderdhja ka ndaluar dhe me pak ndihmë ai mund të ecë, por gjithsesi nuk mund ta nxjerrim pa barrelë”, thuhet në deklaratën e federatës.

Morca është shpella e tretë më e thellë në Turqi që arrin një thellësi prej 1,276 dhe operacioni për nxjerrjen e mundshme të Dickey mund të zgjasë disa ditë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!