VIDEO/ Turistët në Itali rrëzuan një statujë 150-vjeçare për të bërë foto

schedule08:46 - 4 Gusht, 2023

schedule 08:46 - 4 Gusht, 2023

Një grup turistësh të rinj gjermanë, duke pozuar për foto për në rrjetet sociale, rrëzuan një statujë të vlefshme në një vilë në veri të Italisë, tha menaxheri i vilës, Bruno Golferini.

Dy nga grupi u ngjitën në shatërvan për të përqafuar skulpturën “Domino” të artistit Enrique Buti dhe një i tretë e shtyu atë me një shkop përpara se statuja 1.70 metra e gjatë të binte në tokë.

Golferini u shpreh se kishte paraqitur një raport në polici kundër të 17 turistëve gjermanë që ishin në grupin që mori me qira vilën. Ata janë larguar ndërkohë nga Italia dhe e gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e vëzhgimit.

Turistët janë larguar ndërkohë nga Italia dhe e gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e vëzhgimit.

Statuja është rreth 150 vjet e vjetër dhe vlera e saj llogaritet rreth 200 mijë euro, duke shtuar se riparimi është i vështirë për shkak të dëmtimeve shtesë të pllakave në shatërvan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!