TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vijon turin e takimeve në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pas takimit që pati me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Rama u prit nga presidenti i shtetit fqinj Jakov Milatoviç. Këto takime siç tha Rama po bëhen në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili do mbahet në muajin tetor në Tiranë.
Shefi i qeverisë shqiptare tha se ia ka bërë të qartë Brukselit se nuk do të ketë takim me kryeministrat e Ballkanit, nëse kryeministri i Kosovës nuk merr pjesë.
Gjatë konferencës me Abazoviç, Rama tha se shpreson që Albin Kurti do të marrë pjesë në këtë samit me rëndësi për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor./ n.m.abcnews.al