“Gjelat” francezë ishin të papërmbajtshëm mbrëmjen e sotme, teksa në “Stade de France” arritën të “këpusnin” “tulipanët” hollandezë me rezultatin e pastër 3 me 0, në aktin e parë të rrugëtimit drejt Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024.
Siparin e golave e hapi ish-kapiteni, Antoine Griezmann, i cili iu kundërpërgjigj me një gol që në minutën e 2’-të, teknikut Didier Deschamps, pas heqjes së shiritit të kapitenit. Vetëm gjashtë minuta më vonë në të 8’-tën, pas një goditje dënimi po të ekzekutuar nga “fantazisti” i Atletico Madrid, mbrojtësi i “gjelave” Dayot Upamecano përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe ndëshkon për të dytën herë në pak minuta portierin Cillessen.
Për të vulosur rezultatin e përgjithshëm 4 me 1 mendoi kapiteni i francezëve, Kylian Mbappe, i cili me një dopietë në minutat 21’ dhe 88’ “hipotekoi” fitoren e parë në kualifikuese të Kombëtares franceze dhe tashmë bëhen gati për trasnfertën e vështirë të 27 marsit ndaj Irlandës. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Antoine Griezmann:
Goli i Dayot Upamecano:
Golat e Kylian Mbappe: