VIDEO/ Tuchel s’e shqetëson humbja e dytë, tifozët e Marseille në ekstazë

schedule09:55 - 14 Shtator, 2020

schedule 09:55 - 14 Shtator, 2020

PSG u mposht 0-1 në shtëpi nga Marseille mbrëmjen e kaluar, sfidë që u vendos nga goli i Thauvin në minutën e 31′. Humbja e dytë radhazi për djemtë e Thomas Tuchel, por trajneri gjerman nuk shfaqet shumë i shqetësuar në konferencën për shtypin.

Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Dy humbjet nuk më shqetësojnë, sepse rezultatet nuk mund të kontrollohen. Fati nuk ishte me ne, sidomos në pasin e fundit. Nëse i analizoni, statistikat tona ishin të shkëlqyera në këtë ndeshje.

PSG-MARSEILLE

Merkato? Kemi edhe disa javë kohë për t’u përforcuar, por gjithashtu duhet të luajmë. Nuk e kemi nisur sezonin ashtu siç duhet dhe do të hasim vështirësi, pasi do të luajmë shumë ndeshje në një kohë të shkurtër.

Nuk e di nëse ekipet që morën pjesë në Champions-in e fundit do të zhvillojnë 4 ndeshje në 10 ditë, por lojtarët e mi janë profesionistë dhe kanë një mentalitet të madh. Nuk duhet të dekurajohemi, kjo është sfida jonë e momentit“, deklaron Tuchel.

Ndërkohë, fitorja në kryeqytet ndaj kampionëve të PSG-së ka dërguar në qiell të shtatë tifozët e Marseille. Të njohur si ndër më të zjarrtit në Francë, ata kanë dalë në aeroport për të pritur heronjtë e tyre.

Ora 3:00 e mëngjesit, por askush nuk do t’ia dijë. Ekipi i tyre i zemrës ka mposhtur armiqtë e përjetshëm dhe numëron 6 pikë të plota në dy ndeshjet e luajtura në kampionat, të dyja jashtë fushe. /abcnews.al