VIDEO/ Trupi i pajetë i Maradonës në presidencë, mijëra tifozë në homazhe

schedule11:58 - 26 Nëntor, 2020

schedule 11:58 - 26 Nëntor, 2020

Bota është në zi sot pas humbjes së legjendës të futbollit, Diego Armando Maradona. Paraditen e sotme janë zhvilluar dhe homazhet dhe trupi i ish-sulmuesit të Napolit është vendosur në Casa Rosada në Buenos Aires, e cila është shtëpia dhe vendi ku punon Presidenti i Argjentinës.

Kanë qenë me mijëra tifozë të “Dorës së Zotit”, të cilët kanë shkuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej futbollistëve më të mirë të të gjithë kohërave. Ka radhë të gjata para hyrjes në presidencë për orë të tëra, ku nuk kanë munguar as tensionet e disa personave me policinë.

 

Madje zënkat shkuan deri në atë pikë sa policia u detyrua të arrestonte disa nga “të padururarit”. Arkivoli i Diegos është mbuluar me flamurin e kombëtares argjentinase, atë që ai e ka mbajtur për vite më radhë në shpinë, fanëllen me numrin 10. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!