Që prej orës, 13:30, në “Kukës Arena”, “Verilindorët” vendas po përballen me “Demat e Kuq”, të Partizanit, në përballjen e vlefshme për sfidën e parë çerekfinale, të Kupës së Shqipërisë, sfidë e cila deri më tani udhëhiqet me rezultatin minimal, 0 me 1, nga “Të Kuqtë” e teknikut, Orges Shehi.
Pavarësisht se ndeshja nisin me vrullin e “Të Kuqve, që në minutën e parë të lojës jo gjithçka ka shkuar mirë për “Demat”, në pjesën e parë të sfidës, teksa në minutën e 19’-të, “bomberi” i skuadrës, Xhuliano Skuka është detyruar të dalë nga fushë i lojës, me barelë, kjo për shkak të një dëmtimi, që pësoi gjatë një përplasjeje me një nga lojtarët e “Verilindorëve”.
Skuka u duk të ishte në agoni, teksa duhet të presim deri në një njoftim zyrtar të klubit, për të mësuar shkallën e dëmtimit dhe se sa kohë do të mungojë “bomberi” dibran, në fushën e blertë. Ndërkaq, kujtojmë se Partizani udhëheq, me rezultatin 0 me 1, falë golit të Taipit, në minutën e 44’-t, të sfidës, me ish-“fantazistin” e Kukësit, i cili çon topin në rrjetët falë një pasimi të Carës. /i.m /abcnews.al