VIDEO/ Tronditen “dardanët”, Muriqi lë Kosovën me 10 lojtarë në fushë

schedule22:27 - 12 Shtator, 2023

schedule 22:27 - 12 Shtator, 2023

Ngjarje me shumë incidente rezulton të jetë përballja e mbrëmjes së sotme, mes Rumanisë dhe Kosovës, sfidë kjo e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Pas ndërprerjes së ndeshjes, sfida tashmë “sheh” dhe një karton të kuq, karton që për fat të keq është për një prej “dardanëve”. Bëhet fjalë për “bomberin” e skuadrës, Vedat Muriqin, i cili është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, pas një ndëryhyrjeje të gabuar ndaj mesfushorit, Vladimir Screciu, duke mos i dhënë kështu asnjë mundësi arbitrit francez, përveç ndëshkimit me karton.  /i.m /abcnews.al 

SHIKONI RASTIN: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!