Sot u luajtën 6 sfida në orën 21:00 të vlefshme për Champions League. Bayern shkatërroi 2-7 Tottenhamin, një sfidë që mori vëmendjen më të madhe të mbrëmjes së sotme. Gjithsesi, edhe sfidat e tjera ishin shumë interesante.
Juventusi mposhti pastër 3-0 ekipin e Bayer Leverkusen. Higuain, Bernadeschi dhe Ronaldo ndëshkuan gjermanët. PSG mori një fitore shumë të vështirë në transfertën turke kundër Galatasaray. Një gol në fillimin e pjesës së dytë nga Icardi bëri diferencën.
Atletico Madrid e pati më të thjeshtë kundër Lokomotivës së Moskës, duke triumfuar 0-2. Joao Felix dhe Thomas i dhanë fitoren djemve të Simeones. Manchester City mposhti 2-0 në shtëpi Dinamon e Zagrebit. Raheem Sterling shënoi golin e parë dhe më pas asistoi te goli i Foden./abcnews.al
Champions League
Juventus – B. Leverkusen 3-0
Higuain 17’, Bernadeschi 62’, Ronaldo 89’
Galatasaray – PSG 0-1
Icardi 52’
L. Moscow – Atletico 0-2
Joao Felix 48’, Thomas 58’
Man. City – D. Zagreb 2-0
Sterling 66’, Foden 90+5’
Cverna Zvezda – Olympiacos 3-1
Vulic 62’, Milunovic 87’, Bokaye 90’ / Semedo 37’