Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Triumf në një “lumë” kartonash, Roma mposht Napolin në “Olimpico”

schedule22:45 - 23 Dhjetor, 2023

schedule 22:45 - 23 Dhjetor, 2023

Roma-Napoli ka qenë pikërisht ajo sfidë që pritej, me nervozizëm, emocione dhe me shumë kartona të verdhë, madje ka pasur edhe dy të kuq nga ana e të kaltërve. Roma mposhti Napolin me rezultatin 2-0.

Në pjesën e parë, janë marë plot 6 kartona të verdhë, ku katër ishin nga ana e Romës. Në të dytën, nuk munguan përsëri kartonat, ku madje Napoli u ndëshkua e me dy të kuq.

Goli i parë për Romën erdhi në minutën e 76’, me Pellegrinin i cili ndëshkoi kampionët në fuqi të Italisë. Kryeqytetasit arritën të gjejnë edhe golin e dytë në fundin e sfidës, ku Lukaku dyfishoi shifrat.



Me këtë tre pikësh të fituar, Roma pozicionohet në vendin e gjashtë me 28 pikë, ndërsa Napoli në vendin e 7 me 27 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golin e parë

Shikoni golin e dytë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!