Një shpërthim me tritol raportohet mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Gazetarja e ABC News, Xhensila Kondra mëson se sasia e tritolit ka shpërthyer në një fasoneri në rrugën Fadil Deliu, në zonën e Freskut.
Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale. Brenda fasonerisë nuk ka pasur asnjë person. Lënda plasëse është vendosur në bodrumin e një pallati ku ishte ngritur fasoneria italiane me këpucë.
Si pasojë e shpërthimit për fat të mirë ka vetëm dëme materiale edhe pse pranë kanë qenë disa fëmijë të vegjël.
ABC News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen dëmet materiale dhe prania e efektivëve të policisë.r.t/abcnews.al