VIDEO/ Tre penallti, dy të kuq dhe autogol në derbin e Italisë: Cuadrado shpëton Juven

schedule19:56 - 15 Maj, 2021

schedule 19:56 - 15 Maj, 2021

Juventusi ia del të thyejë kampionët e Interit dhe vazhdon të mbajë gjallë shpresat për një biletë në Champions League. 3-2 për ekipin vendas përfundoi sfida e luajtur në “Allianz Stadium”, ndryshe derbi i Italisë. Takimi prodhoi gjithçka: VAR, tre penallti, dy kartonë të kuq dhe autogol.

Ekipi i Andrea Pirlos fitoi një penallti në mesin e pjesës së parë. Cristiano Ronaldo dështoi në tentativën e parë kundër Samir Handanovic, ndërsa e dërgoi në rrjetë topin e rikthyer nga kapiteni zikaltër. Goli i 29-të sezonal në kampionat për CR7.

11 minuta më vonë u akordua një tjetër penallti, por kësaj radhe për ekipin e Antonio Contes. Romelu Lukaku mori përsipër ekzekutimin dhe nuk gaboi, duke gjetur golin e 23-të në Serie A për këtë sezon. Emocionet nuk kishin mbaruar.

Juventusi realizoi golin e fitores në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë falë Juan Cuadrados. Anësori kolumbian lëshoi një “predhë” drejt portës kundërshtare. Topi në rrjetë dhe 2-1 për bardhezinjtë vendas.

Pjesa e dytë nisi keq për Juventusin, që mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 55-të. Rodrigo Bentancur kreu një faull të rëndë dhe u ndëshkua menjëherë me karton të kuq. Vuajtje për vendasit, teksa Interi ndërroi marsh dhe nisi dominimin.

 

Renditja e Serie A

Goi erdhi, më saktë një autogol. Giorgio Chiellini devijoi në portën e vet një top në minutën e 85-të. “Zonja” gjeti forca, reagoi dhe ia doli të realizojë golin e fitores. Tjetër penallti për Juven. Ronaldo u zëvendësua disa minuta më parë dhe goditjen e mori përsipër Cuadrado.

32-vjeçari goditi saktë, gjeti golin e dytë personal dhe i dhuroi skuadrës së tij një fitore jetike. Brozovic u ndëshkua me të kuq për Interin në shtesa. Përfundimisht 3-2 për Juventusin, që shpreson që Napoli të ndalet nesër në Firence kundër Fiorentinës vendase. /abcnews.al