VIDEO/ “Tre luanët” ngecin në transfertë, Walker “nderon” Anglinë ndaj Ukrainës

schedule20:01 - 9 Shtator, 2023

schedule 20:01 - 9 Shtator, 2023

Ndryshe nga çfarë pritej, Kombëtarja e Anglisë, nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1 me 1, ndaj Ukrainës në transfertën e “Tarczynski Arena” të Polonisë, në sfidën e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024.

Për të çelur siparin e golave menduan ukrainasit, të cilët gjetën rrugën e rrjetës falë një aksioni spektakolar të “përkthyer” në gol, nga lojtari i Arsenal, Oleksandr Zinchenko, në minutën e 26’ të sfidës. Mirëpo, pjesa e parë nuk mbaroi me kaq, pasi në minutën e 41’-të të lojës, Kyle Walker merr një krosim fantastik brenda zonës dhe përballë portierit Bushchan nuk gabon, duke “vulosur” rezultatin 1 me 1, i cili rezultoi të ishte dhe ai përfundimtari.

Pavarësisht këtij rezultati, Anglia vazhdon të udhëheqë komode në grupin C me 13 pikë, teksa pas tyre vjen Ukraina me 7 pikë dhe 1 ndeshje më pak se “tre luanët” e pasuar nga Kombëtarja e Italisë me 3 pikë dhe vetëm 2 ndeshje të luajtura. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Oleksandr Zinchenko, 1-0:

Goli i Kyle Walker, 1-1:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!