Një trafik i rënduar “ka pushtuar” në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Nga pamjet e siguruara nga ABC News nga dalja e qytetit të Pogradecit vihet re një radhë prej tre kilometrash me pushues.
Ata kanë vendosur që në këto ditë të nxehta gushti ta kalojnë fundjavën në Korçë, duke u larguar nga temperaturat e larta të qyteteve të tyre.
Ndërkohë, patrulla të shumta policie po monitorojnë këtë aks, për të mbajtur situatën në kontroll.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/ Policia masa të shtuara në kuadër të sezonit turistik dhe fundjavës e cila ka sjellë me mijra mjete në juglidnje të vendit.
Sipas të dhënave nga policia kontrollet e automjeteve kryhen për persona në kërkim, armëmbajtje pa leje apo edhe për lëndë narkotike.
Kryesisht fokusi makinat e shtrenjta dhe me xhama të errësuar.
Këto janë kontrolle para fundjavës në mënyrë që të sigurojmë rendin dhe mbarvajtjen e sezonit thanë burimet pranë komisariatit të Pogradecit.
/abcnews.al