Pas 90 minutave të çerekfinaleve të dyta të Kupës së Shqipërisë, kemi mësuar tre ekipe gjysmëfinaliste: Teuta, Tirana dhe Kukësi. Bardheblutë kryeqytetas dhe verilindorët e kishin më të thjeshtë kualifikimin, pasi i kishin fituar sfidat e para, ndërsa Teuta kishte marrë vetëm një barazim 2-2 në Shkodër kundër Vllaznisë.
Edhe pse e kishte fituar takimin e parë ndaj Apolonisë me rezultatin 1-2 në transfertë, Kukësi nuk u kursye në gola, duke fituar me rezultatin 3-1. Lulaj, Shkurtaj dhe Et’hemi shënuan për djemtë e Shehit, ndërsa golin e vetëm për Apoloninë e shënoi Gjata me penallti.
Teuta fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 kundër Vllaznisë. Sherri i priti një penallti Kallakut që në minutën e nëntë të sfidës, ndërsa Shehu la Vllazninë me 10 futbollistë në fillimin e pjesës së dytë. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Renato Arapi.
Tirana nuk shpenzoi shumë energji kundër Besëlidhjes në Lezhë, pasi e kishte fituar sfidën e parë me rezultatin 5-1. Në sfidën e sotme, ekipet u ndanë në barazim 1-1, pas golave të Dordevic dhe Muçit./abcnews.al
27’ – Goli i Lulajt (1-0)
43’ – Goli i Shkurtajt (2-0)
75’ – Goli i Gjatës (3-1)
https://streamable.com/j8ez76
47’ – Goli i Dordevic
90+2’ – Goli i Muçit
https://streamable.com/tth026

