Partizani u eliminua nga Conference League pas gjuajtjes së penalltive, pasi rezultati i përgjithshëm i dy sfidave në kohën e rregullt përfundoi me shifrat 1-1.
Këtë humbje tifozët e kuq nuk e kanë “kapërdijë” lehtë, teksa tensioni dhe nervozizmi ishte i pranishëm në “Air Albania”.
Tifozët të cilët ishin të pranishëm pas portës ku u gjuajtën penalltitë, sulmuan me sende të forta dhe kapsolle, portierin e Saburtalos.
U desh ndërhyrja e disa futbollistëve të Partizanit, që tifozët të zmbrapseshin, teksa portieri u transportua në një kënd tjetër të fushës.
Nervozizmi vazhdoi edhe në mesin e fushës, në përplasjen mes disa pjesëtarëve të stafit të Partizanit dhe atyre gjeorgjianë. Nuk mungoi dhuna as në shkallët e stadiumit, ku ndodheshin afro 20 tifozë gjeorgjianë.
/f.a/abcnews.al