VIDEO/ Tifozët e Feyenoord këndojnë poshtë pallatit të Sali Berishës, banorët u hedhin ujë dhe sende të forta

schedule10:14 - 24 Maj, 2022

schedule 10:14 - 24 Maj, 2022

 Tifozët holandezë të Feynoord janë të parët që kanë arritur në Shqipëri për finalen e madhe të Conference League që do të luhet më 25 maj përballë Romës.

Me të mbërritur në Tiranë mbrëmjen e djeshmë, tifozët kanë nisur të këndojnë dhe të kërcejnë nëpër rrugët dhe baret e Tiranës.

Mirëpo festa nuk ka shkuar ashtu siç pritej, pasi shpejt banorët e pallatit janë shqetësuar nga zhurma dhe kanë nisur të hedhin ujë dhe sende të forta për t’i larguar.

Në vendngjarja ka qenë edhe policia, ndërsa tifozët nuk kanë bërë prapa pas këtij incidenti duke vazhduar të këndojnë poshtë pallatit të Sali Berishës./abcnews.al