VIDEO/ Tifozët e Besiktas hedhin arusha pellushi për fëmijët e prekur nga tërmeti

schedule18:37 - 26 Shkurt, 2023

schedule 18:37 - 26 Shkurt, 2023

Ndeshja e Besiktas kundër Antalyaspor u ndërpre në minutën e pestë pasi tifozët vendas hodhën disa arusha pellushi në fushë si një dhuratë për fëmijët në zonat e goditura nga tërmeti, të cilët si pasojë e shkatërrimit, kanë mbetur pa lodra.

Tifozët e Besiktashit hodhën arushat në minutën e 4 që përkon me orën e mëngjesit ku ra tërmeti.

Ndërkohë që ndeshja më pas u ndërpre për disa minututa. /G.D abcnews.al/