Atletico Madrid u mposht 4-0 në Mynih përballë Bayernit vendas në në sfidën e parë të fazës së grupeve në Champions League dhe sot nuk mund të gabojë në shtëpi kundër Salzburg.
Goli i avantazhit ka ardhur dhe atë e realizoi Marco Llorente në minutën e 29-të. Gjithsesi, ekipi austriak gjeto forca për të reaguar dhe barazoi takimin në minutën e 41-të falë rrjetës së hungarezit Szoboszlai.
Një penallti ka zhbllokuar edhe sfidën Atalanta-Ajax. Minuta e 30-të, penallti për miqtë dhe ekzekutimi i saktë i sulmuesit Tadic, i cili kaloi përpara “Harkëtarët”.
Ekipi holandez nuk u ndal dhe tetë minuta më vonë gjeti golin e dytë me anë të sulmuesit Traore. Reali tenton kthesën pas humbjes shtëpiakë 2-3 me Shakhtar Donetsk, por ajo nuk po vjen.
Djemtë e Zinedine Zidane po luajnë në Gjermani kundër M’Gladbach dhe kanë pësuar gol pas gjysmë ore lojë. Asist shumë i bukur i Plea dhe finalizim i sulmuesit Marcus Thuram, goli i parë në Champions League për të. /abcnews.al