VIDEO/ Tha se u dhunua, del videoja e momentit kur policia shmang provokimin e nënës së Katsifas

schedule15:30 - 29 Tetor, 2019

schedule 15:30 - 29 Tetor, 2019

Dy ditë më parë, nëna e ekstremistit grek Kostas Katsifas u ankua se policia shqiptare e kishte dhunuar për të mos e lënë të marrë pjesë në ceremoninë e nderimit të ushtarëve greke të rënë gjatë luftës kundër Italisë Fashiste.

Eshtrat e 100 prej tyre ndodhen në Bularat dhe nëna e Katsifas bashkë me motrën kërkuan ta shfrytëzonin ceremoninë e nderimit të ushtarëve që ranë kundër fashizmit për të nderuar Kostën që ra duke qëlluar me breshëri ndaj policisë shqiptare.

https://www.facebook.com/forcatspecialeee/videos/560753224672615/

Në videon e mësipërme duket momenti kur policia i heq nga duart banerin provokues me qëllim shmangien e çdo lloj incidenti gjarë ceremonisë shtetërore, shkruan abcnews.al.

Duket që ndaj saj nuk ushtrohet dhunë pavarësisht pretendimeve të saj.

Më parë nëna e Katsifas kishte bërë thirrje për vrasje të shqiptarëve dhe luftë kundër Shqipërisë duke thënë se ndodhej në të ashtuquajturin Vorio Epir. /abcnewws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!