Teuta ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme për misionin e tyre për të dalë nga zona e rrezikut. Durrsakët mposhtën me rezultatin 3-0 Skënderbeun në “Niko Dovana”.
Të tre golat erdhën që në pjesën e parë, ku dy prej tyre ishin tepër të shpejtë. I pari që shënoi ishte Daci në minutën e 18’, ndërsa Peposhi shënoi në të 42-tën me anë të 11 metërshit.
Pa mbaruar ende pjesa e parë, Daci trefishoi shifrat në minutën e 47’ të shtesës.
Me këtë fitore, Teuta renditet në vendin e parafundit me 21 pikë, 4 më pak se zona e shpëtimit, ndërsa Skënderbeu në vendin e shtatë me 25 pikë./h.ll/abcnews.al