Mbyllet pa fitues Partizani-Teuta, ndeshja e fundit e javës së shtatë në Superiore. Dy ekipet prodhuan një lojë të fortë në “Elbasan Arena”, teksa në fund u mjaftuan me nga një pikë.
https://streamable.com/lwada2
Pjesa e parë foli për “Demat e Kuq”, të cilët sulmuan dhe krijuan raste, por pa arritur dot te goli. Pushimi i bëri mirë ekipit durrsak, që u shfaq i rrezikshëm dhe dominoi fraksionin e dytë të ndeshjes.
Shansi më i mirë i ndeshjes erdhi në minutën e 83-të. Dejvi Bregu u rrëzua në zonë pas një kontakti me një mbrojtjes të Partizanit dhe penallti për Teutën.
Ekzekutimin e mori përsipër Emiliano Vila, goditjen e të cilit e priti Alban Hoxha. Grushtim i bukur i kapitenit, i cili evitoi disfatën e ekipit të tij.
https://streamable.com/tntvwh
Partizani renditet në vend të tretë pas javës së shtatë. 12 pikë numërojnë djemtë e Ilir Dajës, teksa Teuta pozicionet e gjashte me 9 pikë, duke regjistruar barazimin e pestë radhazi në kampionat. /abcnews.al
Kategoria Superiore, java e shtatë (Elbasan Arena)
Partizani-Teuta 0-0