VIDEO/ Teuta merr sërish komandën, Laçi rigjen fitoren kundër Bylisit

schedule17:52 - 18 Prill, 2021

schedule 17:52 - 18 Prill, 2021

Teuta u është përgjigjur Partizanit dhe Vllaznisë, pasi ka mposhtur në Shkodër ekipin Skënderbeut me rezultatin minimal 0-1. Durrsakët, edhe pse nuk shkëlqyen, morën pikët që janë shumë të nevojshme në këtë moment të kampionatit.

Një penallti në fundin e pjesës së parë u kthye në gol nga Dejvi Bregu dhe Teuta në epërsi ishte më e qetë. Gjithsesi në një moment traversa i shpëtoi nga pësimi i golit. Deri në fund “Djemtë e Detit” e ruajtën epërsinë dhe renditen sërish në vendin e parë.

 

 
Renditja e kampionatit

Sot u kthye te fitorja edhe Laçi, që mposhti me rezultatin e ngushtë 2-1 Bylisin. Një betejë e vërtetë dhe kurbinasit në fund dolën me kokën lart. Deliu dhe Prengaj shënuan dy gola në fillim të pjesës së dytë, kurse në minutat shtesë Ndreca realizoi me penallti ndaj ish-skuadrës së tij. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28
E diel, më 18 prill 2021, ora 16:00

LAÇI-BYLISI 2-1
Shënues: Deliu 53′, Prenga 55′, Ndreca (pen.) 93′
LAÇI:
Sherri, Marku, Malota, Ignjatovic, Bytyçi, Kërçiku (Zylfiu 30′), Deliu, Shehu, Musta, Prengaj (Arb. Deliu 79′), Xhixha. Trajner: Shpëtim Duro
BYLISI: Qirko, Ymeraliaj, Stojanovic, Preka, Trumci, Desancic (Morgon 75′), Lorran (Ruçi 64′), Mehmetllari (Spahiu 46′), Nebihu (Ujka 46′), Ndreca, Anthony (Macolli 85′). Trajner: Veljko Dovedan.
Kartonë të verdhë: Prengaj 45′, Xhixha 47′

SKËNDERBEU-TEUTA 0-1
Shënues: Bregu (pen.) 43′
TEUTA:
Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson (Kouros 79′), Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila (Krasniqi 65′), Bregu, Gruda (F. Beqja 91′). Trajner: Edi Martini.
SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Vitija, Bajrami (Rrapaj 76′), Sadriu, Zguro, Mara, Taipi (Vangjeli 61′), Jean Victor, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli.
Kartonë të verdhë: Sadriu 42′, Zguro 59′ / L. Vila 62′

55′ Fatmir Prenga ka ndëshkuar Bylisin, me një gjuajtje brenda zonës. Kurbinasit realizojnë një gol të rëndësishëm

53′ Ardit Deliu ka realizuar për skuadrën e Laçit.Mesfushori i i bardhezinjve befasoi portierin Qirko me një goditje nga distanca

EKZEKUTIMI I BREGUT

42′ Penallti për skuadrën e Teutës, Dejvi Bregu ekzekuton dhe realizon për skuadrën durrsake