Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Teuta merr frymë në fund, Rustem Hoxha likuidon Apoloninë

schedule18:36 - 6 Shkurt, 2021

schedule 18:36 - 6 Shkurt, 2021

Makthi i barazimeve në shtëpi desh iu kthyer sërish Teutës, pas Apolonia rezistoi për minuta të tëra dhe mund të merrte një pikë. Durrsakët iu falën një goli të mbrojtësit Rustem Hoxha, pas një goditjeje me të majtën nga jashtë zone.

Në pjesën e parë portieri Harizaj ndali Dejvi Bregun, kurse kapiteni Arapi me një gabim i dha mundësinë Levendit që të rrezikonte. I riu i Apolonisë nuk gjuajti saktë i vetëm me portierin Frashëri.

Në të dytën Teuta u hodh në sulm dhe aktivizoi Grudën e Jackson për të shtuar sulmet drejt portës së Apolonisë. Gjithsesi zgjidhja erdhi nga një mbrojtës me eksperiencë si Rustem Hoxha, i cili shënoi nga distanca. Tre pikë me vlera për Teutën, që numëron 7 pikë më pak se Vllaznia e vendit të parë. /abcnews.al

TEUTA-APOLONIA 1-0
Shënues:
Hoxha 77′
Teuta:
Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros (Jackson 71′), Aleksi, E. Vila, L. Vila (Gruda 71′), Iran Conceiçao (Daja 40′), Bregu, Krasniqi (Zogaj 84′) . Trajner: Edi Martini

Apolonia: Harizaj, Sota, Agyare, Diop, Eyoh (M. Sota 86′), Mehmeti (Vasilj 78′), Smaçi, Zoga, Levendi (Yeboah 65′), Mihana, Gjata (Krasniqi 65′). Trajner: Fabrizio Cammarata.
Kartonë të verdhë: Arapi 73′ / Diop 25′, Eyoh 33′, Smaci 75′, Asllani 76′

77′ Rustem Hoxha realizon për Teutën golin e epërsisë me një goditje të fortë nga distanca

36′ Levendi, pas një gabimi të Arapit, u vërsul drejt portës së Frashërit dhe gjuajti jashtë kuadratit

24′  Portieri Harizaj shpëtoi Apoloninë nga goli, pas një goditjeje të Dejvi Bregur brenda zonës

https://streamable.com/q1ctp4

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!