Superkupa është e Teutës për të dytin vit radhazi. Durrsakët kanë mposhtur Vllazninë me rezultatin e pastër 3-0 dhe në fund kanë ngritur trofeun, që edhe shkodranët e Brdaric e kërkonin me shumë ngulm.
Një ndeshje shumë e luftuar në fushën e lojës, shpesh edhe me tension mes lojtarëve. Vllaznia e lëshoi sinjalin e parë me anë të Jonuzit, ndërsa në krahun tjetër u përgjigjën Daja e Gorgiev.
Plaku gjithashtu u shfaq i rrezikshëm, por pjesa e parë u mbyll pa gola. Në të dytën Albano Aleksi befasoi me një goditje nga distanca, i ndihmuar edhe nga portieri Zogovic, dhe zhbllokoi ndeshjen.
Ildi Gruda më pas dyfishoi, kurse Ccoba i Vllaznisë nuk u lejua ta festonte golin që do ta hapte ndeshjen. VAR e konfirmoi në pozicion jashtë loje. Plaku në fund realizoi edhe golin e tretë, duke vulosur gjithçka. /abcnews.al
https://streamable.com/5utpaj

