VIDEO/ Tetë fitoret radhazi larg “Camp Nou”, Barcelona vetëm 2 pikë larg kreut

schedule22:50 - 6 Mars, 2021

schedule 22:50 - 6 Mars, 2021

Barcelona po kalon një moment shumë të mirë. Katalanasit siguruan fitoren e katërt radhazi në të gjithë kompeticionet dhe të tetën radhazi jashtë fushe në La Liga.

Djemtë e Roland Koeman triumfuan sonte 0-2 në fushën e Osasunës, kundërshtar të cilit i shënuan nga një gol për pjesë. Goli i parë erdhi pas gjysmë ore.

Leo Messi dhuroi një asist fantastik për Jordi Albën dhe mbrojtësi i majtë tundi rrjetën e ekipit vendas falë një goditje potente. Goli i qetësisë erdhi shtatë minuta përpara fundit.

Atë e realizoi Ilaix Moriba. Finalizim i bukur i mesfushorit 19-vjeçar, i cili gjeti golin e parë zyrtar me Barcelonën. Ndeshja nuk prodhoi më gola dhe në fund festuan katalanasit.

Suksesi i sotëm e ka ngjitur Barcelonën përkohësisht në vend të dytë me 56 pikë. Atletico Madrid që nesër luan derbin me Realin, numëron vetëm dy pikë më shumë, por ka luajtur dy ndeshje më pak. /abcnews.al