Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Tërmeti në Izmir, vijojnë kërkimet për trupat e mbetura nën gërmadha

schedule20:53 - 30 Tetor, 2020

schedule 20:53 - 30 Tetor, 2020

Aktiviteti i kërkim-shpëtimit vazhdon rreth 17 ndërtesave të shkatërruara dhe të dëmtuara në qytetin që ka rreth 4,37 milionë banorë dhe që është qyteti i tretë më i madh i Turqisë për nga popullsia.

Siç shihet dhe nga pamjet direkt nga aksioni i trupave të kërkim shpëtimit, puna vijon pa ndërprerje dhe do të vijojë gjatë gjithë natës.

Deri më tani, 14  persona humbën jetën dhe 607 të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmetit me magnitudë 6,6 rihter që ka goditur ujërat e Seferihisar të qytetit Izmir në Turqi, dhe ishullin samos në Greqi.

Tërmeti ndodhi në ora 14:51 sipas kohës lokale dhe pati një thellësi prej 16,54 kilometrash.

Siç raportojnë mediat turke pas tërmetit shkatërrimtar u regjistruan të paktën 84 tronditje më të vogla pasuese, 16 prej të cilave ishtin mbi 4,0 ballë.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!