Një tërmet me magnitudë 6 ballë ka ndodhur në Fukushima, në verilindje të Japonisë.
Sipas Agjencisë Meteorologjike dhe Sizmologjike të Japonisë (JMA), nuk ka rrezik të shkaktojë cunami.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme, sipas mediave japoneze.
❗??? – Images of the 6.2 magnitude earthquake that occurred off the coast of Fukushima Prefecture, Japan. pic.twitter.com/vMA6kLbRUM
— ??The Informant (@theinformant_x) April 4, 2024
Tërmeti i cili u ndje edhe në Tokio, erdhi një ditë pas një tërmeti shumë të fortë që u regjistrua në Tajvan duke shkaktuar 9 viktima dhe plagosi më shumë se 1000 të tjerë në ishull, me rreth 50 të tjerë ende të zhdukur.
/abcnews.al/