VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm “shkund” Parlamentin, ndërpritet seanca

schedule19:09 - 20 Tetor, 2020

schedule 19:09 - 20 Tetor, 2020

Kryeqyteti Reykjavik dhe shumë zona të Islandës u tronditën sot nga një tërmet i fortë me madhësi 5.6 të shkallës Rihter, i cili nuk shkaktoi dëme ose viktima, por rezultoi në pezullimin e përkohshëm të seancës në parlament.

Tërmeti, i cili zgjati disa sekonda dhe u pasua nga disa tronditje, ndodhi në 15:43 dhe u ndie në të gjithë vendin.

Nga pamjet e publikuara në mediat islandeze shihet teksa deputetë janë frikësuar nga tronditjet e forta, ndërsa seanca u ndërpre për 15 minuta, deri në qetësimin e situatës.

Sipas Institutit Meteorologjik të Islandës, epiqendra ishte 20 kilometra larg kryeqytetit, pranë zonës gjeotermale Celton. g.v/abcnews.al