VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm shkakton cunami në ishullin grek

schedule15:42 - 30 Tetor, 2020

schedule 15:42 - 30 Tetor, 2020

Pas tërmetit të fuqishëm një cunam i vogël ka ndodhur në ishullin grek Samos. Akademiku dhe profesori i Fatkeqësive Natyrore  Konstantinos Synolakis, duke folur për protothema.gr, tha se fuqia e cunamit ishte e vogël.

“Ajo që pamë ishte një cunami i ngjashëm me atë që goditi Kos dy vite më parë”, tha ai. “Nëse kemi një rrëshqitje të tokës nën ujë, tsunami i dytë do të jetë më intensiv se i pari dhe ajo që po ju tregoj është e sigurt”, shtoi ai më tej.

Ai beson se përfundime të sigurta mund të nxirren vetëm pas ekzaminimit të baticave, nëse ato vendosen në Samos ose në një ishull tjetër, diçka që do të ndodhë në orët e ardhshme.

Sidoqoftë, dallgëzimet e larta regjistrohen sa herë që ndodh një tronditje e fortë. Në ishullin e Samos mediat raportuan 8 persona të plagosur, ndërsa janë dëmtuar shumë ndërtësa. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!