Një tërmet me magnitudë 5.2 goditi arkipelagun portugez Madeira në Portugali. Dridhjet e forta të tokës kanë shkaktuar panik, ndërsa banorët i kanë lënë banesat të frikësuar.
Tërmeti i fuqishëm është ndjerë edhe në zona tjra të Ishujve Kanarie, ndërsa ka bërë që turistët t’i lirojnë hotelet dhe të largohen.
Pamjet që janë marrë në Sao Vicente, tregojnë besimtarët që u detyruan të dalin me shpejtësi nga kisha, ku po zhvillohej një koncert me muzikë barok.
Ministri i turizmit, ka qenë në mesin e besimtarëve në kishë, ku nuk është shkaktuar ndonjë incident.
Si pasojë e rënies së gurëve, tri rrugë kryesore janë detyruar të mbyllen përkohësisht, ndërsa ia janë kthyer normalitetit pasi gurët u larguan.
Dridhjet e vazhdueshme që zgjatën deri në një minutë, konsiderohet se janë më të fuqishme në Madeira në 45 vitet e fundit.
/abcnews.al