VIDEO/ Tërhiqet uji në Vlorë, nis verifikimi i dëmeve në terren. Punohet për largimin e ujit nga garazhet

schedule10:04 - 6 Tetor, 2024

schedule 10:04 - 6 Tetor, 2024

Përmirësohet situata në Vlorë, pas reshjeve të dendura të shiut. Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se uji është tërhequr nga të gjitha segmentet rrugore në qytet.

Mësohet se ende prani të mbetjeve dhe baltës në rrugë dhe prezencë uji në garazhet e pallateve.

Ndërkaq ka nisur verifikimi i dëmeve në terren, teksa situata mbetet e vështirë për dëmet në qytet.

“Referuar problemative në rrugët q yteti, situata është normalizuar. Qarkullimi i autimjeteve kryhet pa problem. Po kryhet largimi  baltës apo mbetjeve të mbetura dhe pranisë së ujit në garazhe. Ka nisur puna në terren edhe për dëmet e shkaktuara në bizneset apo baneset e qytetarëve. Ende nuk kemi një bilanc të plotë, po kryhet aktualisht verifikimi. Deri në këto momente, vëmendja kryesore është për të larguar mbetjet dhe baltën pas largimit të ujit”, raportoi ndër të tjera gazetari Nika./abcnews.al