VIDEO | Tërbohet nga humbja, trajneri i moshave shfryhet te lojtarët

schedule23:11 - 29 Tetor, 2019

schedule 23:11 - 29 Tetor, 2019

Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku shfaqet ish-trajneri i moshave të Laçit, U17, Ndue Tarazhi, i cili ofendon lojtarët e tij pas perfundimit të pjesës së parë të një ndeshjeje.

I tërbuar për rezultatin, trajneri shfryhet te lojtarët e tij dhe për ndonjërin nuk mungon edhe ndonjë shuplakë. Njëri prej djemve edhe ngrihet, por fatmirësisht situata nuk agravon.

Një ngjarje e ndodhur më parë, jo aktuale, por padyshim e dënueshme. Tarazhi nuk është më trajner i Laçit U17 dhe vendin e tij e ka marrë shkodrani Ylber Zani, prej disa kohësh./abcnews.al