Pas humbjes 3 me 2, ndaj “aspirinave” të Bayer Leverkusen në përballjen e parë të kampionatit gjerman të Bundesliga, “demat” e Leipzig janë kthyer te fitorja me goleadë, duke mundur mbrëmjen e kësaj të premteje në “Red Bull Arena”, skuadrën e Stuttgart, me rezultatin e thellë 5 me 1.
Pavarësisht rezultatit, të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin miqtë e Stuttgart, të cilët morën avantazhin pas golit të Serhou Guirassy, në minutën e 35’-të të sfidës, duke e mbyllur kështu pjesën e parë në avantazhin 0 me 1.
Mirëpo, me fillimin e pjesës së dytë, “demat” e Marco Rose “ndezën” motorët dhe shënuan plot 5 herë në portën kundërshtare. Fillimisht do të ishte Benjamin Henrichs, në minutën e 51’-të të sfidës e më pas Dani Olmo, Lois Openda, Kevin Kampl e Xavi Simons, të cilët shënuan golat e tyre respektivisht në minutat 63’, 66’, 74’, 76’, duke “vulosur” kështu rezultatin përfundimtar 5 me 1.
Pas kësaj përballjeje, tashmë “demat” e Leipzig, duhet të bëhen gati për një kundërshtar shumë të fortë, siç janë dhe kryeqytetasit e Union Berling, ndërsa skuadra e Stuttgart do të presë në shtëpi “rivalët” e Freiburg. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Serhou Guirassy, 0-1:
Goli i Benjamin Hendrichs, 1-1:
Goli i Dani Olmo, 2-1:
Goli i Lois Openda, 3-1:
Goli i Kevin Kampl, 4-1:
Goli i Xavi Simons, 5-1: