ABC News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes në fshatin Prush të Tiranës, ku mbrëmjen e kësaj të shtunë, disa persona tentuan të grabisnin me armë një banesë në afërsi të një biznesi.
Nga pamjjet, shihet se në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se pas shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe autorëve, këta të fundit kanë përplasur me automjet një efektiv teksa janë larguar.
Tre autorët kanë përdorur një automjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë për t’u larguar, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura.
Autorët, të cilët qëlluan me kallash, janë larguar në drejtim të Liqenit të Thatë. Fatmirësisht, raportohet se nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka të plagosur.
Dyshohet se autorët ishin të maskuar, teksa mësohet se në zonë nuk ka kamera sigurie./abcnews.al